Gara për kreun e PD-së, Agron Shehaj përball Bashës, si u ndanë secili me vota në zgjedhjet e 25 prillit

schedule16:01 - 22 Maj, 2021

schedule 16:01 - 22 Maj, 2021

Agron Shehaj, një nga personat më me zë në Partinë Demokratike, zyrtarisht garon për të marrë kryesinë e kësaj force politike. Lajmin e ka dhënë vetë Shehaj në një postim në rrjetet sociale, teksa ka dorëzuar formularin për të kandiduar për postin e kryetarit të Partisë Demokratike në datë 13 Qershor.

Shehaj që ishte një nga surprizat e zgjedhjeve përsa i përket numrit të votave preferenciale që mori në qarkun e Tiranës, thotë se PD ka nevojë për një vizion të ri dhe se shërimi nga humbja vjen nga veprimi dhe jo nga apatia e ankimit për padrejtësitë, duke “thumbuar” Bashën.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 25 prillit Shehaj ishte një nga më të votuarit e Partisë Demokratike në Tiranë. Ai arriti të siguronte 13862 vota preferenciale, kundrejt 16208 votave të kryetarit aktual të PD, Lulzim Basha.

Deri më tani në garë janë; kryetari aktual Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Ibsen Elezi. Të 4 emrat kanë dorëzuar në PD formularin e kandidatit dhe pritet që nesër Komisioni për Zgjedhjet i ngritur në PD të zyrtarizojë emrat. Me mbylljen e procesit të dorëzimit të kandidaturave, kandidatët do të nisin takime në 61 degët e PD për të prezantuar platformat e tyre.

Agron Shehaj u bë i njohur në Shqipëri kur pasi japi bizneset call-center. Shehaj është larguar që i vogël nga Shqipëria, ka emigruar në Itali dhe pas disa vitesh u rikthye në Shqipëri për të hapur call center./abcnews.al/