Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rita Ora e çon lidhjen në një tjetër nivel, nis bashkëjetesën me regjisorin e famshëm

schedule15:52 - 22 Maj, 2021

schedule 15:52 - 22 Maj, 2021

Ndonëse kanë vetëm pak kohë që shoqërohen me njëri-tjetrin, Rita Ora dhe Taika Waititi e kanë çuar lidhjen në një tjetër nivel. Mediat e huaja shkruajnë se këngëtarja shqiptare është zhvendosur në shtëpinë e regjisorit në Sidnei.

Rita dhe Taika ende nuk i kanë adresuar thashethemet e romancës publikisht, por janë parë në takime të shpeshta në Australi. Në fillim, këngëtarja ndezi thashethemet pas publikimit të një fotoje me regjisorin.

Rita Ora

Taika aktualisht është në Sidnei për të filmuar pjesën e katërt të filmit Marvel Thor, të quajtur “Thor: Love and Thunder”. Romanca e tyre vjen pasi Rita u nda nga i dashuri Romain Gavras për shkak të largësisë me njëri-tjetrin. Artistja ndodhet aktualisht në Australi për “The Voice”. /abcnews.al

Daljet publike: Rita dhe Taika dolën publikisht në fund të muajit të kaluar kur arritën së bashku në premierën e RuPaul's Drag Race Down Under në Shtëpinë e Operës së Sidneit

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!