Francesc Arnau është ndarë nga jeta sot në moshën 46-vjeçare. Në rininë e tij luante si portier, teksa karrierën e zhvilloi mes Barcelonës (1996-2001) dhe Malaga.
Arnau ia doli të veshë edhe fanellën e Spanjës U21, por nuk debutoi kurrë me kombëtaren e madhe. Së fundi punonte si drejtor sportiv tek Oviedo, klubi i vendlindjes.
We deeply regret the death of Francesc Arnau (1975), who joined FC Barcelona at youth level and became a first-team goalkeeper between 1998 and 2001. He was most recently the sporting director at Real Oviedo. Rest in peace. pic.twitter.com/2eTRr6Nlci
— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 22, 2021
Mesazhet e ngushëllimit nga të dy klubet nuk kanë munguar. Shkaqet e vdekjes së tij nuk bëhen të ditura, por Mundo Deportivo hedh dyshimin e vetëvrasjes.
Gjendja shpirtërore e Arnau nuk ka qenë aspak e mirë. Ai ka humbur gruan e tij kohët e fundit. Përjetim dhe vuajtje e tmerrshme të cilën nuk e përballoi dot. /abcnews.al

