Policia ka arrestuar në Shkodër një 36-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë. I arrestuari nga Forcat e Posaçme “Shqiponja” është E. N., 36 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”.
36-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Më datë 25.08.2020, gjatë një konflikti të çastit ai akuzohet se qëlloi me armë zjarri duke i plagosur në këmbë, E. Gj. 24 vjeç, banues në fshatin Bradhaj, Shkodër, dhe N. P. 24 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër të cilit pas mjekimit të marrë në spital u larguan për në banesë.
Materialet shtesë në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër./ Abcnews.al