Moody’s parashikon rritje ekonomike, Denaj: Vijimi i reformave, shtysa drejt integrimit në BE

schedule08:59 - 22 Maj, 2021

schedule 08:59 - 22 Maj, 2021

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj shprehet se falë reformave në vitet e fundit, Shqipëria edhe gjatë pandemisë ishte me një pozicion fiskal më të fortë.

Ndërsa thotë se agjencia  “Moody’s” konfirmon perspektivë të qëndrueshme për ekonominë në vend, Denaj shprehet se stabiliteti makroekonomik u ruajt dhe recensioni ishte më i zbutur se sa pritshmëritë fillestare, krahasuar edhe me vendet e rajonit.

“Agjencia parashikon se rritja ekonomike do të rikthehet në 2021 dhe gjithashtu vlerëson se perspektiva e rritjes afatmesme mbetet e favorshme. Agjencia parashikon se borxhi publik, pas një rritje domethënëse në 2020, do t’i rikthehet një trajektoreje rënëse”,

Gjithashtu Denaj bën me dije se agjencia parashikon se vazhdimësia e politikave në mbështetje të reformave të nisura, do të jenë shtysa e procesit të integrimit në BE.

“Vlerësimi i agjencisë Moody’s”

Reformat e ndërmarra si dhe masat mbështetëse ndaj qytetarëve dhe biznesit nga eeveria, bënë që ekonomia shqiptare të ketë një qëndrueshmëri.

Në rishikimin “në thellësi” të saj më të fundit (21 Maj 2021), agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Moddy’s konfirmon për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B1”, si dhe me perspektivë “të qëndrueshme”.

Agjencia vlerëson se ekonomia shqiptare u ndikua në mënyrë domethënëse nga pandemia, pasi goditja erdhi në një kohë kur situata ekonomike kishte filluar tashmë të dobësohej që pas tërmetit të nëntorit 2019 dhe gjithashtu ku impakti u intesifikua edhe prej varësisë domethënëse të ekonomisë në sektorin e turizmit.

Megjithatë, agjencia vlerëson se, ekonomia shqiptare ishte në përgjithësi rezistente kundrejt goditjes së pandemisë.

Stabiliteti makroekonomik u ruajt dhe kontraktimi (recensioni) ishte më i zbutur se sa pritshmëritë fillestare dhe gjithashtu krahasuar me vendet e rajonit.

Agjencia parashikon se rritja ekonomike do të rikthehet në 2021 dhe gjithashtu vlerëson se perspektiva e rritjes afatmesme mbetet e favorshme.

Agjencia parashikon se borxhi publik, pas një rritje domethënëse në 2020, do t’i rikthehet një trajektoreje rënëse.

Shqipëria hyri në goditjen e pandemisë me një pozicion fiskal më të fortë falë përmirësimeve në vitet e fundit. Përgjatë katër viteve përpara pandemisë (2016-2019) deficiti mesatar ishte 1.8% e PBB dhe borxhi ishte vendosur në një trajektore rënëse, gjë e cila mundësoi një hapësirë fiskale për kundërpërgjigje ndaj goditjes.

Reagimi ndaj goditjes së pandemisë ishte relativisht më e vogël krahasuar me disa vende të rajonit, ajo vlerësohet se ishte në kohën e duhur dhe e mirë targetuar.

Autoritetet aktivizuan klauzolat devijuese prej rregullave fiskalë në 2020 për të mundësuar kundërpërgjigjen ndaj dy goditjeve (tërmetit dhe pandemisë), por në 2021 qeveria shqiptare do të synojë sërish objektivat në bazë të rregullave fiskalë në Ligjin Organik të Buxhetit (LOB), sipas të cilave borxhi duhet të reduktohet çdo vit deri sa ai të arrijë 45% të PBB.

Autoritetet gjithashtu, në Korrik 2020, sinjalizuan vendosmërinë e tyre drejt konsolidimit fiskal duke bërë amendime të mëtejshme në LOB, ku përfshinë një obligim ligjor sipas të cilit balanca primare duhet të jetë jo më e vogël se sa zero (e balancuar) duke filluar nga viti fiskal 2023 e në vijim.

Agjencia vlerëson se, ndërsa imlementimi i strategjisë afatmesme të të ardhurave u shty si pasojë e pandemisë dhe vitit elektoral, përmirësimi i mbledhjes së të ardhurave mbetet një element kyc për të mundësuar investimet kapitale të mëdha të parashikuara përgjatë periudhës afat-mesme.

Agjencia vlerëson gjithashtu se, dobësitë në pozicionin e jashtëm të ekonomisë mbeten të përmbajtura pavarësisht impaktit të pandemisë, ku parashikohet se deficiti i llogarisë korrente, pas një zgjerimi të përkohshëm në 2020 si rrjedhojë e rënies së fortë të të hyrave nga turizmi dhe remitancave, nga viti 2021 do të rikthehet sërish në nivelet përpara pandemisë dhe do të mbulohet kryesisht nga flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte. Gjithashtu, niveli i rezervave valutore të vendit mbetet adekuat.

Së fundmi, agjencia vlerëson se, agjencia parasheh një vijimësi të politikë-bërjes në mbështetje të implementimit të reformave nën shtysën e procesit të integrimit në BE./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!