Të shtëna me armë zjarri raportohen nga Ura Vajgurore. Abcnews.al mëson se ngjarja ka ndodhur në Poshnjë, pas një lokali ku ka mbetur i plagosur një person.
Uniformat blu bëjnë me dije se është plagosur Iljaz Ismailaj, 33 vjeç, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Berat dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se 33-vjeçari ishte kthyer para disa ditësh nga Anglia.
Ndërkohë, autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja. Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikim dhe kapjen e autorëve.
Policia e Beratit ka shoqëruar në Komisariat disa shtetas, të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.05.2021, rreth orës 18:00, në fshatin Poshnje, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi I.I., 33 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.
Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit/ve.
Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
g.v/abcnews.al