Kim Kardashian festoi ditëlindjen e dytë të djalit të saj Psalmi West me një festë spektakolare. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” iu dha fansave një vështrim brenda festimeve nëpërmjet disa fotografive që ndau në rrjete sociale.

Ndërkohë, ajo që u vu re ishte mungesa e Kanye. Mesa duket raporti i tyre është përçarë më shumë pavarësisht divorcit. Përkundër betejës për ndarjen, CEO i SKIMS u duk se ishte në humor ndërsa festonte ditëlindjen e djalit të saj me familjen e saj.

Personalitetet televizive po përgatiten të bashkëprindërojnë katër fëmijët e tyre, North, Saint, Chicago dhe Psalm. Në dokumentet e divorcit thuhet se arsyeja e ndarjes ishin “diferencat e papajtueshme”. Thuhet se Kanye nuk flet me Kim dhe madje ka kërkuar që ta kontaktojë vetëm përmes sigurimit të tij. /abcnews.al



