Katy Perry dhe Orlando Bloom janë martuar fshehurazi, miku i ngushtë zbulon sekretin

schedule17:11 - 21 Maj, 2021

schedule 17:11 - 21 Maj, 2021

Pas ndarjes së shkurtër të çiftit në dhjetor 2018, Orlando Bloom i propozoi Katy Perry-t për martesë në dhjetor 2019 por koronavirusi kishte plane të tjera për ta. Ceremonia u shty dy herë. Thashethemet për një martesë të mundshme sekrete gjatë karantinës kanë shpërthyer së fundmi, pas një deklarate të Bobby Bones.

Katy Perry, Orlando Bloom welcome baby girl in most adorable way | The  Brown Identity

Thashethemet ishin shfaqur në Mars, kur Katy Perry u shfaq në shfaqjen ” American Idol ” me një unazë martesë në gishtin e saj. Por tashmë bashkëpunëtori i këngëtares i ka hedhur më shumë benzinë zjarrit, gjatë një interviste ku foli për martesën e tyre të fshehtë.

Katy Perry and Orlando Bloom's relationship timeline DECODED; Take a look

“Ishte një martesë e vogël. Kjo është ndoshta arsyeja pse nuk kam marrë një ftesë.”, tha ai. Sidoqoftë, çifti nuk kanë konfirmuar ose mohuar ende asgjë. Orlando dhe këngëtarja mirëpritën vajzën e tyre të parë, Daisy Bloom në mes të vitit 2020. Ndërsa misteri i statusit vazhdon, ish gruaja e Orlandon ka treguar se i mbështet ata.

“Unë thjesht ndihem kaq e lumtur që Orlando gjeti dikë që e bën të lumtur, sepse në fund të ditës, që Flynn të ketë një baba të lumtur dhe një nënë të lumtur është gjëja më e rëndësishme”, Miranda Kerr, e cila dikur ishte e martuar me Orlandon dhe ndajnë djalin 10-vjeçar Flynn së bashku. /abcnews.al