Nisja e punimeve për ndërtimin e një ujësjellësi të ri disa fshatrave të Kucovës është shoqëruar me përplasje mes policisë dhe banorëve të Lumasit.
Për pasojë ka mbetur i lënduar një person i cili u shoqërua për në spital. Ata bllokuan rrugën dhe policia ndërhyri për hapjen e saj.
Banorët e Lumasit kundërshtojnë marrjen e uji të fshatit të tyre që e përdorin për ujitje, për të përfituar fshatrat e tjerë. Thonë se nuk janë pyetur për projektin ndaj dhe janë ankuar disa herë.
“Jemi ankuar shumë herë, kemi hapur gjyq e kemi denoncuar tek krimi ekonomik”
Këta banorë kërcënojnë se nuk do të ndalin protestat deri sa projekti për ndërtimin e ujësjellësit të anulohet. Bashkia e Kucovë ka reaguar pas protestës që e konsideron të gabuar. Nga ky ujësjellës do përfitojnë ujë banorët e 7 fshatrave që prej 30 vitesh vuajnë për ujë të pijshëm.
Bashkia ka kontraktuar për ndërtimin e tij kompaninë Salillari. Vlera e tij është rreth 42 milionë lekë me TVSH dhe punimet do zgjasin 2 vjet./Abcnews.al