Delegacioni i BE-së nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar pas rasteve të publikuara të abuzimeve seksuale.
Delegacioni i BE-së dënon më forcë rastet e fundit të abuzimit seksual në Shqipëri, ndërsa thekson se në asnjë moment përdhunimi apo ndonjë formë e abuzimit seksual nuk mund të justifikohet.
Lexo edhe: Abuzimi me 15-vjeçaren, gjykata jep masat e sigurisë për të rinjtë e arrestuar
Gjithashtu në këtë reagim i bën thirrje institucioneve, drejtësisë, policisë si edhe shërbimeve sociale që të ndërhyjnë kundër kësaj dhunë të tmerrshme.
Lexo edhe: Fjeti me të dashurin dhe aty filloi tmerri: Si u fut në kurth nga 5 persona e mitura në Lezhë
Reagimi:
Delegacioni i BE-së dënon me forcë rastet e fundit të abuzimit seksual të vajzave në Shqipëri. Nuk ka asnjë justifikim për përdhunimin ose ndonjë formë të abuzimit seksual. JO do të thotë JO. Mbroni vajzat në Shqipëri! Drejtësia, policia, shërbimet sociale dhe të gjitha institucionet duhet të veprojnë kundër kësaj dhune të tmerrshme. Përdhunimi është një krim dhe indiferenca vret.
Ndërsa ka shpërndarë postimin e bërë nga Delegacioni i BE-së, Luigi Soreca gjithashtu dënon abuzimet seksuale, dnërsa thekson se indiferenca po ashtu vret.
“Jo do të thotë jo”. Përdhunimi është një krim dhe indiferenca vret”, shtoi ai.
/abcnews.al/