Trafiku ajror rikthehet në normalitet në 2029

schedule14:12 - 21 Maj, 2021

schedule 14:12 - 21 Maj, 2021

Trafiku ajror në Europë mund të mos rikthehet në normalitet  deri në vitin 2029, sipas një njoftimi nga Eurocontrol.

Në një raport të botuar të premten, agjencia e menaxhimit të trafikut ajror me qendër në Bruksel tha se numri i fluturimeve në hapësirën ajrore europiane midis janarit dhe prillit të këtij viti regjistroi një rënie prej 65 përqind krahasuar me të njëjtën periudhe në 2019.

Në varësi të  fushatës së vaksinimit dhe efektivitetit të vaksinave anti-COVID-19 kundër varianteve të reja, Eurocontrol parashikoi tre modele të ndryshme për të ardhmen e udhëtimeve.

Skenari më i mirë  është se kufizimet rreth udhëtimeve do të hiqen deri në verën e vitit 2021 dhe parashikuan një rikthim të normalitetit deri në vitin 2024. Por nëse qasja e vaksinave Europë dhe globalisht do të jetë e ngadaltë sipas ,Eurocontrol, kjo do të pengonte fluturimet, si dhe besimin e pasagjerëve dhe mund të pengonte rikthimin në normalitet deri në  fund të dekadës.

Organizata parashikon që realiteti do të jetë diku midis dy ekstremeve. Drejtori i Përgjithshëm Eamonn Brennan tha: “Situata  është shumë sfiduese për aviacionin në Europë.

“Ne po shkojmë drejt verës të vitit 2021 dhe shumica e kufizimeve janë ende në fuqi, pavarësisht përparimit të  fushatës së vaksinimit./abcnews.al