Pronari i kompanisë Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, ka deklaruar sot se në të ardhmen të gjitha llojet e transporteve do të jenë elektrike, përveç raketave.
Përmes një fjalimi online në një forum në Rusi, ai tha se logjikisht, hapi tjetër do të jetë një bazë e përhershme në Hënë dhe përfundimisht një qytet në planetin Mars.
Musk theksoi se me kohë intelegjenca artificiale do të na lehtësojë kryerjen e “punëve të mërzitshme” dhe kompania Tesla është afër zgjerimit të saj, teksa në Rusi dhe po shikon mundësitë e hapjes së fabrikave.
Kujtojmë që kompania Tesla merret me prodhimin e automjeteve elektrike. Ndërsa Space X ka kryer fluturimin e parë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, në maj të vitit 2020, duke i dhënë fund varësisë së NASA-s ndaj Rusisë për dërgim të astronautëve atje./abcnews.al