Fatabardh Kadilli ka dorëzuar në Selinë Blu, kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike.
Ai ka thënë se kandidatura për kreun e Partisë Demokratike, përballë Lulzim Bashës nuk do të jetë e lehtë, pasi pretendon se Basha i ka të gjitha asetet për t’i përdorur kundrejt tij.
“Kërkesën për kandidimin për kreun e PD është një momente i rëndësishme dhe ka ngarkesë emocion. Një moment kthese dhe ndonëse është një garë asimetrike. Kryetari në detyrë nuk del nga zyra dhe ka në dispozicion mjetet për të përballuar kundërshtarin Rama, por do jenë përball meje sot. Por ka edhe anë të tjetër atë të moralit. Dhe jam shumë herë më superior. Vij në këtë garë për të shërbyer në PD dhe duke u ballafaquar me pastërtinë, integritetin”
“Aftësia e dhe Jam njeriu që e mbaj fjalën dhe kam kontribuar me pastërti nuk e kam tradhtuar kurrë PDdhe nuk do tradhtojë kurrë. Asnjë nga demokratët. Deri në fund përpjekjen për të ringritur PD dhe për ta bërë të bashkuar.” tha Kadilli.
Kujtojmë se kjo nuk është kandidatura e parë në PD për të drejtuar këtë forcë politike, pasi janë dorëzuar edhe dy të tjera. Mësohet se personat në fjalë nuk janë figura të larta politike në Partinë Demokratike. /abcnews.al/