Juventusi kërkon kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm. Bardhezinjtë nuk e kanë në dorë dhe presin një dhuratë nga Atalanta ose Hellas Verona. Në rast se nuk arrihet ky objektiv, Cristiano Ronaldo mund të vendosë të largohet.
Drejtuesit e “Zonjës” nuk duan të mbeten të papërgatitur dhe kanë piketuar pasuesin e yllit portugez, emër që e zbulon iberikja Sport.es. Ai është Antoine Griezmann, sulmuesi i Barcelona. Kampioni i botës pëlqehet shumë nga klubi italian.
Barcelona e ka nxjerrë në merkato për të mbushur arkat, por 30-vjeçari preferon të qëndrojë në “Camp Nou” për të luajtur shanset e tij. Opsioni Juventus është tundues, por nëse ekipi i Andrea Pirlos nuk kualifikohet në Champions do të jetë një problem i madh. /abcnews.al