Pas 11 ditësh luftë, Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për armëpushim. Ky është një lajm i mirë për të gjithë që janë të përfshirë në këtë konflikt. Të dy palët gjithashtu mund të pretendojnë fitoren.
Hamasi mund të pretendojë se ka mbrojtur interesat e palestinezëve në Jeruzalem në krahasim me rivalët e tij në Autoritetin Palestinez, ndërsa kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, mund të pretendojë se ka arritur fitore ushtarake dhe politike. Ndërsa tymi pastrohet, shkatërrimi i gjerë i Gazës bëhet edhe më i dukshëm dhe procesi i ngadaltë dhe zhgënjyes i rindërtimit duhet të rifillojë menjëherë.
Gaza ka vuajtur prej kohësh nga ekonomia nën një bllokadë izraelite dhe po lufton për të rindërtuar vendin pas luftës së fundit midis të dy palëve në 2014. Shkatërrimi nga sulmet ajrore izraelite ka rritur masivisht problemet e infrastrukturës së Gazës dhe do të jetë e nevojshme ndihma nga vendet e huaja gjatë viteve të ardhshme. Edhe ende nuk është e qartë se kush do të sigurojë fondet, raporton abcnews.al
Vendet e Gjirit, veçanërisht Katari, mund të ofrojë ndihmë të konsiderueshme, por ndihma nga Bashkimi Europian dhe nga vende të tjera është sigurisht më e vështirë.
Gjithashtu duket se nuk ka interes për paqe, gjë që ka qenë në rrezik që nga administrata e Klintonit në SHBA në fund të viteve 1990. Luftërat nuk kanë frymëzuar ndonjë dëshirë nga izraelitët ose aleatët e tyre të palëkundur në SHBA për të thyer bllokimin dhe për të gjetur një zgjidhje për këtë problem që vazhdon prej dekadash.
Administrata e Biden ka vazhduar qasjen e paraardhësve të tij në punën për të monopolizuar dhe kontrolluar çdo përpjekje për të nxitur një zgjidhje të konfliktit. Qëllimi i tij është të parandalojë aktorë të tjerë, përfshirë Këshillin e Sigurisë të OKB, ku Rusia dhe Kina kërkojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në ndihmën kundrejt Izraelitëve dhe Palestinezëve për të krijuar një bazë të sigurt për bashkëjetesë.
SHBA ende gëzon një avantazh të rëndësishëm ushtarak, ekonomik dhe politik mbi Rusinë dhe Kinën në Lindjen e Mesme bazuar në angazhimin e saj me rajonin, megjithëse pozita e saj ka qenë në rënie në vitet e fundit. Dhe Izraeli, në veçanti, është dyshues ndaj qëllimeve të shteteve të tjera, raporton abcnews.al
Si rezultat, SHBA mbetet fuqia e vetme dhe e aftë për të sjellë ndryshime në ngërçin aktual.
Pavarësisht nga guximi i Netanyahut për të sfiduar publikisht kërkesat e Biden për t’i dhënë fund luftimeve, objektivat izraelite në Gaza nënvizojnë ndikimin e vazhdueshëm dhe të rëndësishëm që SHBA ka mbi Izraelin.
SHBA nuk do të heqë dorë nga mbështetja për Izraelin.
Por reagimi i Biden ndaj luftimeve ka qenë mbështetje për qasjen e Netanyahut, e cila ka qenë për të promovuar zgjerimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe për të refuzuar një zgjidhje të konfliktit, qofshin një shtet apo dy shtete. Ndërsa SHBA nuk dëshiron të ndërhyjë drejtpërdrejt në politikën izraelite, marrëdhënia e ngushtë me Netanyahu zvogëlon shpresat për përparim.
President Biden said his team held “intense, high-level discussions hour by hour” to help work toward an end to fighting in Gaza, revealing he had spoken to Israel’s Benjamin Netanyahu 6 times in the past 11 days.https://t.co/fHd9N5uj5b
— NPR (@NPR) May 20, 2021
Duhet të kemi parasysh që dhuna ka filluar në Bregun Perëndimor për javë të tëra – përfshirë Jeruzalemin para se të vazhdonte në Gaza. Armëpushimi duket se injoron atë aspekt të krizës aktuale, e cila mund të rikthehet kur Gjykata e Lartë e Izraelit do të japë vendimin mbi dëbimin e Palestinezëve nga shtëpitë e tyre në lagjen Sheikh Jarrah në Jeruzalemin Lindor.
Palestinezët e Bregut Perëndimor mund të jenë të pafuqishëm për të parandaluar dëbimet dhe Hamas mund të jetë më pak i prirur për të ndërhyrë përsëri për një periudhë kohë, megjithatë, zhgënjimet dhe tensionet nuk janë zhdukur dhe ato mund të fillojnë përsëri.
Ndërsa amerikanët e kanë cilësuar Hamasin si një organizatë terroriste, ajo shihet krejt ndryshe në Palestinë. Organizata fitoi paqësore zgjedhjet e fundit Palestineze në 2006 dhe pritej të fitonte përsëri në zgjedhjet e planifikuara këtë muaj përpara se të anuloheshin nga presidenti palestinez, Mahmoud Abbas.
Hamas ishte në prag zgjedhjesh dhe, pavarësisht nga dhimbja dhe vuajtja e këtij konflikti të fundit, ai ka përforcuar imazhin e organizatës midis palestinezëve si një grup që merr parasysh shqetësimet e tyre dhe është i gatshëm të mbrojë interesat e tyre.
Fuqia e Hamasit shtrihet në Bregun Perëndimor dhe në Palestinezët Izraelitë. Ajo pasqyron dëshirën e madhe për ndryshim midis të rinjve palestinezë dhe zhgënjimet e tyre me udhëheqjen e Abbas dhe partisë së tij, Fatah, raporton abcnews.al
Një nga pasojat e marrëveshjeve fatkeqe të Oslos ishte Autoriteti Palestinez që u zotua të ruajë sigurinë në zonat që kontrollonte, e cila aktualisht është e kufizuar në pjesë të Bregut Perëndimor. Si rezultat, sipas palestinezëve Autoriteti punon më shumë për interesat izraelite sesa shqetësimet e palestinezëve. Gjithashtu shumica e cilësojnë të korruptuar.
Një armëpushim … por për sa kohë?
Frika për izraelitët hebrenj për shkak të dhunës së përhapur midis dy komuniteteve në shumë qytete izraelite, si dhe dhuna në territoret e okupuara, thekson nevojën për një angazhim serioz nga të gjitha palët për t’u bashkuar dhe për të kërkuar një zgjidhje për marrëdhëniet midis palestinezëve dhe hebrenjve.
Ekziston mundësia për një perspektivë të tillë, megjithëse mjaft e zbehtë në këtë pikë. Kur kryeministri i atëhershëm Yitzhak Rabin dhe Yasser Arafat, kryetari i Organizatës për Çlirimin e Palestinës, filluan të bashkëpunojnë drejt një marrëveshje paqeje në vitet 1990, ata frymëzuan ndryshime dramatike në qëndrimet midis izraelitëve dhe palestinezëve.
Papritmas, bashkëjetesa paqësore nuk dukej dhe aq e pamundur.
A lasting solution to the Israel-Palestine problem has eluded us for more than 40 years. Here is my father in 1979 casting the U.S. vote against a UN resolution (which passed) calling for PLO representation in all talks touching on Palestine.https://t.co/3a1cB1NDgq
— Rick Petree (@RickPetree) May 16, 2021
Rrethanat, natyrisht, kanë ndryshuar në mënyrë dramatike që nga ajo kohë, por kjo nuk është arsye për të braktisur shpresën dhe për të mos bërë asgjë. Ashtu si armëpushimet e mëparshme midis Izraelit dhe Hamasit, edhe ky armëpushim do të jetë në fuqi për aq kohë sa do tu përshtatet të dy palëve.
Dhe nuk ka asnjë të dhënë që tregon se marrëveshja përmban ndonjë element më thelbësor që mund të çojë në një zgjidhje të konfliktit të tyre afatgjatë. Armëpushimi i vitit 2014 zgjati shtatë vite, por gjatë asaj kohe, nuk u bë asgjë për të ndihmuar vendet e dëmtuara nga lufta.
Edhe këtë herë mund të jetë e njëjta situatë, pa një veprim të tillë, është vetëm çështje kohe para se lufta të rifillojë përsëri. Përktheu Sonila Backa-abcnews.al