Plagosi me thikë në qafë 17-vjeçarin në Vlorë,  i vihen prangat autorit

schedule09:33 - 21 Maj, 2021

schedule 09:33 - 21 Maj, 2021

Vlorë- Është vënë në pranga i riu që plagosi me thikë në qafë një 17-vjeçar. I arrestuari është L. Sh., 20 vjeç, banues në Vlorë.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e djeshme në lagjen “Çole”. 20-vjeçari i arrestuar në një lokal në lagjen “24 Maji”, pas një konflikti të çastit ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin e mitur A. L., 17 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës një 17-vjeçar, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i ngjarjes.

Vihen në pranga dhe 2 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Sh., 20 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas dyshohet se paraditen e djeshme, në një lokal në lagjen “24 Maji”, pas një konflikti të çastit ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin e mitur A. L., 17 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!