Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka deklaruar se karriera e saj është “ndërtuar nga dështimet”.
31-vjeçarja është shprehur e zhgënjyer kur ka parë se albumi i saj i dytë “Better Mistakes”, kishte arritur vetëm në vendin 140 në listën e Billboardit, por kishte këmbëngulur se do të vazhdonte me muzikë.
Ajo pati zbuluar se e ka ndryshuar albumin pasi prindërit e saj ishin infektuar me COVID-19.
Rexha ka thënë se pasi prindërit e saj dolën pozitiv, ajo mësoi të ishte më falënderuese ndaj njerëzve përreth./abcnews.al