Pas 11 ditësh luftë me Hamasin që la mbi 200 viktima dhe mijëra të plagosur Izraeli vendosi të pranojë armëpushim në Rripin e Gazës. Ky vendim pritet të hyjë në fuqi në orën 02:00 të së premtes.
Ndërkohë që luftimet kanë qenë të ashpra, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë me dije se më shumë se 90,000 njerëz në Gaza janë shpërngulur gjatë 11 ditëve të fundit për shkak të bombardimeve të vazhdueshme izraelite.
“Armiqësitë kanë rezultuar gjithashtu në shpërngulje shtesë të palestinezëve, duke e çuar numrin e personave të zhvendosur brenda vendit në rreth 91,000, përfshirë 66,000 që kërkojnë mbrojtje në 58 shkolla në të gjithë Gaza dhe mbi 25,000 duke qëndruar me familjet pritëse,” tha OKB. g.v/abcnews.al