Berisha “non grata”, Artan Hoxha: Demaskim i fortë, s’ka më garanci, po pse hesht Meta?

schedule21:23 - 20 Maj, 2021

schedule 21:23 - 20 Maj, 2021

Ish-kryeministri Sali Berisha vendosi që të çonte në gjyq në gjykatën Korreksionale të Parisit sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken, i cili firmosi vendimin për ta shpallur “non grata” në SHBA. Sali Berisha u shpreh se do ta padisë për shpifje, pasi sipas tij vendimi kundër tij nuk ka asnjë bazë.

Por gazetari investigativ Artan Hoxha u shpreh se me vendimin e fundit të SHBA-së, Sali Berisha sapo ka tërhequr këmbën zvarrë duke paralajmëruar se kjo është vija e demarkacionit.

Unë them që SHBA më në fund me autoritetin që u jep pozicioni që kanë në planetin tonë, me fuqinë që kanë si vendi numër një në botë, mbrojtësi i demokracisë dhe fuqinë që kanë si aleati kryesor i Shqipërisë, Kosovës dhe kombit shqiptar, dje i kanë dhënë një demaskim të fortë, personazhit më të rëndësishëm të 30 viteve të fundit në hapësirën shqiptare.

Në momentin e parë kur ndoqa lajmin, kur ka dalë, kam pasur jo më shumë se  2 minuta euforie, pasi 24 vite të jetës sime si reporter i kam kaluar duke u marrë me këto gjëra që sekretari i shtetit amerikan i ka përshkruar në atë tekst të shkurtër.

Jam përballur me Berishën që kur ishte president, në opozitë dhe kryeministër dhe deri kur kemi ardhur sot. Në ‘92 kur kam votuar PD-në, kemi besuar te PD-ja, që do të ishim në Europë dhe goditja që i ka dhënë  SHBA, Sali Berishës jo si person, por si simboli i një grupi të fortë, shumë të rëndësishëm interesash, politike, ekonomike dhe kriminale në këtë vend. Sali Berisha është Sali Berisha.

Dhe gjëja që më lë, pas atij dy minutësisht të euforisë, në këto  30 vite Shqipëria dhe shqiptarët kanë humbur shansin më të madh, njeriu që ka drejtuar shiko si përfundon. Sali Berisha sapo ka tërhequr këmbën zvarrë, nga ky moment, kjo është vija e demarkacionit, ajo që ne e kemi quajtur tranzicioni shqiptar, nga ky moment nuk është më kjo histori.

Kryeministri dhe presidenti, ka 48 orë që heshtin, pse heshtin ata? Ata e dinë që kur goditet Sali Berisha, askush mbrapa tij nuk ka më garanci dhe të gjithë janë të prekshëm dhe janë duke menduar si të fshehin gjurmët e atyre që kanë bërë” tha ai.

Ndërkohë që analisti Mentor Nazarko e cilësoi një goditje shumë të rëndë. “Është një goditje e rëndë për karrierën e zotit Berisha. Politikanët raportohen në histori, dhe mbyllja e karrierës politike, se ne nuk mund të imagjinojmë të bëhet sërish president apo kryeministër, por mënyrë si kanë reaguar amerikanët ishte e plotë dhe ilustronte marrëdhëniet komplekse të Berishës me SHBA-të dhe zhbën dhe atë mit që është krijuar rreth kontributit të tij në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane” tha ai./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!