Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për të dënuar me dy vite burg ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Kim shprehet se kjo çështje tregon se askush nuk është mbi ligjin, pavarësisht sa i fuqishëm është.
“Mirë që SPAK jep gjithnjë e më shumë rezultate. Kjo çështje, e cila përfshin një ish-zyrtar të lartë të ndaluar për korrupsion të rëndësishëm, tregon se askush, pavarësisht sa i fuqishëm është, nuk mund të jetë mbi ligjin.
Kur të gjithë janë të barabartë para ligjit, të gjithë kanë dinjitet. Ky është dinjiteti i vërtetë”, shkruan Kim./mv.abcnews.al
Good to see SPAK delivering more and more results. This case, which involves a former high official barred from ?? for significant corruption, shows that no one – no matter how powerful – is above the law. When ALL are equal before the law, ALL have dignity. That is true dignity. https://t.co/o2dkuLW61D
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) May 20, 2021

