Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Aventura” premton sukses, Ronela Hajati publikon projektin që nuk duhet ta humbisni

schedule19:14 - 20 Maj, 2021

schedule 19:14 - 20 Maj, 2021

Ronela Hajati ka publikuar projektin e shumëpritur që mban titullin “Aventura”. Ky projekt ishte paralajmëruar prej kohësh, por u shty për shkak të pandemisë. Kënga është shumë ritmike dhe padyshim që do të kthehet në hitin e verës.

Ronela spikat me stilin unik, për të cilin është kujdesur Niko Komani dhe Donika Loci. Për melodinë dhe tekstin është kujdesur vetë këngëtarja. Ndërsa kanë kaluar pak minuta nga publikimi, fansat kanë vërshuar me komente, ku vënë theksin tek zëri dhe paraqitja e saj.

Kujtojmë që Ronela ka paralajmëruar së shpejti dhe disa këngë të tjera nga albumi “Rron”. Ajo ka bërë me dije se pjesa e dytë e albumit, pritet të publikohet në muajin shtator dhe do të përmbajë 5 këngë të tjera. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!