Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident në aksin Fushë Krujë-Tiranë, lëndohet një person

schedule18:34 - 20 Maj, 2021

schedule 18:34 - 20 Maj, 2021

Një automjet tip Toyota është përplasur pasditen e sotme me një motor në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë. Ngjarja është shënuar në Tapizë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës. Ndërkohë, drejtuesi i makinës është shoqëruar në polici.

“Më date 20.05.2021, në aksin rrugor Fushë Krujë – Kamëz, në Tapizë,​ automjeti tip Toyota me drejtues shtetasin I. Xh.,56 vjeç është përplasur me një motor pa targa, me drejtues shtetasin B.S. I cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.



Shtetasi I Xh., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit dhe grupi hetimor po punon për për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.”, njofton policia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!