Vaksina Pfizer-BioNTech mund të ruhet në temperaturat e frigoriferit deri në një muaj, sipas një njoftimi nga rregullatori shëndetësor në SHBA. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave tha se kishte marrë vendimin “bazuar në një rishikim të të dhënave të fundit nga Pfizer” dhe do të lejojë që vaksina të ruhet në frigorifer në temperatura 2-8 gradë Celsius deri në një muaj.
“Ky ndryshim do të bëjë vaksinën më të disponueshme për amerikanët, ” tha Peter Marks, drejtori i Qendrës së FDA.
Agjencia Europiane e Barnave gjithashtu miratoi ruajtjen e Pfizer në frigoriferë deri në një muaj. Në muajin shkurt, Shtetet e Bashkuara kanë miratuar ruajtjen dhe transportimin e vaksinës së kompanisë Pfizer në temperature prej -15 deri në -25 gradë Celsius për gati dy javë, në krahasim nga -80 deri në -60 gradë Celsius sa është kërkuar zakonisht.
Gjatë këtij muaji, Kanadaja ka autorizuar vaksinën Pfizer edhe për fëmijët e moshës 12-15 vjeç, duke u bërë shteti i parë që miraton Pfizer për këtë kategori grupmoshash./abcnews.al