Studiuesi dhe historiani Paskal Milo i ftuar në emisionin “Provokacija” të Mustafa Nanos ka folur influencën hebraike në vendin tonë. Me fakte dhe dëshmi historike, Milo u shpreh se prezenca e hebrenjve në Shqipëri daton që nga vitet ’70 të shekullit të parë pas erës së re.
“Është fakt historik dhe i pakontestueshëm se prezenca e hebrenjve në Shqipëri daton që nga vitet ’70 të shekullit të parë pas erës së re. Dhe rryma e dytë ka ardhur nga fundi i shekullit XV nga Portugalia e Spanja, erdhën në Evropë e Ballkan dhe ndër vendet e Ballkanit, pjesë e Perandorisë Osmane, qëndruan në Shqipër disa qindra rreth 200. Deri në 1920 mund të kenë qenë rreth 200 hebrenj në Shqipëri kryesisht në qytetet bregdetare, dhe në Berat, Gjirokastër dhe Shkodër”.
Milo shton se pas 1926-1939 filloi të interesohej Lidhja e Kombeve dhe Britania ishte e angazhuar për të strehuar zyrtarisht 500 familje hebreje në Shqipëri, por që u refuzuan nga Italia.
“Britania ishte angazhuar që t’i jepte zgjidhje problemit dhe ajo kërkonte vende ku mund të gjenin një atdhe të dytë dhe Shqipëria u gjet si një nga ato vende kandidate dhe projekti i parë i cili deri në vitin 1930 u bë pjesë e axhendës diplomatike në Lidhjen e Kombeve dhe në mnëyrë zyrtare iu adresuan qeverisë shqiptare të kohës për të instaluar 500 familje hebreje në Shqipëri.
Pengesa kryesore ka qenë Italia se nuk dëshironte që të vinin në Shqipëri për shkak të rivalitetit dhe influencës me Britaninë e Madhe dhe Italia refuzoi. Deri në shkurt 1938 ka pasur tratativa dhe më pas vitit 1939 dhe gjatë luftës dhe politikës naziste për shfarosjen e tyre, kjo politikë erdhi dhe rreth rajonit tonë. U rrezikuan hebrenjtë në këto vende dhe filluan për të ardhur në Shqipëri se kishte harmoni me komunitetet e ndryshme dhe shqiptarët kishin dëshmuar që nuk ishin agresivë ndaj tyre dhe kishte traditë bashkejetese”.
Duke qenë se shqiptarët ishin të varfër dhe hebrenjtë të pasur, qeveria e Mbretit Zog pranoi që ata të vinin në Shqipëri me kushtin që të kishin me vete 500 franga ari.
“Kjo ka ndikuar shumë në këtë qëndrim të shqiptarëve se shqiptarët kanë qenë të varfër dhe hebrenjtë jan cilësuar si të pasur dhe ardhja e një elementi të pasur bëri që qeveria dhe Mbreti Zog kanë pranuar me kushtin që të kenë me vete 500 franga ari, me qëllim që të linin disa para këtu, por edhe fakti se shqiptarët ndaj të huajve me përjashtim të grekëve e sërbëve nuk kanë ushqyer urrejtje ose qëndrim mosbesues. Kërcënimi i drpërdrejtë për shqiptarët vinte nga fqinjët”– vijoi Milo.
Historiani evidentoi edhe një fakt tjetër të dokumentuar, që ishte refuzimi i Eqerem Çabejt për komitetin e përkohshëm.
“Kur erdhi i dërguari i Hitlerit në Shqipëri për të krijuar komitetin e përkohshëm iu deshën ditë të tëra të bindnin një pjesë të njerëzve, sepse e refuzonin të hynin në komitet . Një ndër ta ishte dhe Eqerem Çabej dhe të tjerë që u shmangën. Është e dokumentuar, ekziston dokumenti që Çabej është propozuar, ishte në Romë dhe e thirrën që të vinte, por tha që nuk mund të vinte se nuk mund të merrej me politikë”.
Milo foli gjithashtu edhe për influencën hebraike në vendin tonë dhe hipotezat e disa studiuesve për influencën në gjuhën shqipe dhe toponimet.
“Një influencë që ka hyrë në mënyrë integrale ndër shekuj. Edhe kultura hebraike influenconte për shkak të lidhjeve në simbolet hebraike. Disa studies shkojnë më tej dhe flasin për influencën në strukturën e gjuhës shipe, në fjalorin e gjuhës shqipe, një prejardhje të fjalëve të veçanta të gjuhës shqipe nga hebraishtja, madje shkohet deri aty për një toponimi, duke përfshirë edhe fshatin tim Palasë, që i thonë Paleste dhe është e vërtetuar që quhej, që e lidhin me Palestinën. Mua nuk më bind por ka njerëz që i bind”. /abcnews.al