BE arrin marrëveshjen me Pfizer për 1.8 milion doza të tjera vaksinash

schedule11:16 - 20 Maj, 2021

schedule 11:16 - 20 Maj, 2021

Komisioni Europian ka nënshkruar një kontratë të tretë me kompanitë farmaceutike BioNTech dhe Pfizer për 1.8 miliardë doza shtesë të vaksinës anti-Covid. Në bazë të kontratës  prodhimi i vaksinës do të zhvillohet në BE.

Sipas BE-së marrëveshja “do të lejojë blerjen e 900 milion dozave të vaksinës aktuale dhe të një vaksine të përshtatur për variantet e reja, me opsionin e hapur për të blerë një shtesë prej 900 milion dozash”.

BE aktualisht është në një betejë ligjore me AstraZeneca pasi kompania nuk ka arritur të sigurojë  numrin e premtuar të dozave deri më tani.

Gjithashtu BE ka theksuar se mundësia që Shtetet Anëtare të dhurojnë doza për vendet në nevojë jashtë BE-së ose përmes Covax është rritur, duke kontribuar në një qasje globale dhe të drejtë të vaksinës në të gjithë botën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!