Izrali dhe Hamasi tregojnë fuqinë e tyre në vend të përpjekjeve për paqe

schedule10:34 - 20 Maj, 2021

schedule 10:34 - 20 Maj, 2021

The Conversation

Izraeli dhe Hamasi janë në luftë prej 10 ditësh, duke shkaktuar qindra viktima dhe të plagosur. Kjo nuk është diçka e re, pasi për vite me radhë,  ka shpërthyer dhuna mes dy vendeve për disa ditë ose javë dhe ka përfunduar  me një armëpushim të përkohshëm që në thelb e ka kthyer situatën në të njëjtën status quo: Rripi i Gazës i rrethuar dhe i shkatërruar dhe popullsia fqinje izraelite nën frikën e vazhdueshme të një sulmi tjetër gjithashtu.

Megjithëse ky është larg një konflikti simetrik – Izraeli ka shumë më tepër burime ushtarake sesa Hamas. Dhe asnjëra palë nuk ka një vizion të zgjidhjes aktuale ushtarake ose një zgjidhje diplomatike të problemit.

Udhëheqësit izraelitë e dinë se shtypja e ofensivës në Gaza do të zgjasë breshërinë e raketave në qytetet e saj, përfshirë edhe Tel Avivin, qytetin më të madh të Izraelit. Udhëheqësit e Hamasit e dinë se çmimi që njerëzit e Gazës paguajnë për  hedhjen e raketave është në mënyrë disproporcionale i lartë dhe në rritje.

Atëherë, pse lufta vazhdon të përshkallëzohet? Sepse çmimi për secilën palë duhet të shihet si më i ashpër se tjetri. Dhe nuk ka fund në atë garë.

 

Rripi i Gazës është një zonë e vogël dhe e populluar, në buzë të Detit Mesdhe. Që nga viti 2007, Hamasi, të cilin Izraeli e përcakton si një organizatë terroriste, por shumica e Palestinezëve e konsiderojnë si një parti legjitime politike, ka qenë sundimtari de facto i zonës, raporton abcnews.al

Gjithashtu që nga ai vit, Izraeli ka bllokuar Rripin e Gazës në shenjë hakmarrje për raketat palestineze të qëlluara nga Gaza, që synojnë përtej kufirit në Izrael. Rezultati ka qenë një krizë gjithnjë e më e rëndë ekonomike, urie dhe dëshpërimi në Gaza . Raundet e përsëritura të dhunës nuk e ndryshuan këtë situatë.

Qëllimi kryesor i Izraelit është që të tregojë fuqinë kundër armiqve të tij, përfshirë Hamasin. Kjo nuk është bërë për të siguruar një  jetë më të mirë për qytetarët e saj izraelitë apo edhe për të çuar përpara interesat kombëtare, por si një qëllim më vete, siç demonstrohet në një libër të Wendy Pearlman.

Pavarësisht nga asimetria e forcave të tyre, mënyra e të vepruarit është e ngjashme me udhëheqjen e Hamasit. Kjo është e dukshme nga raundet e përsëritura të dhunës që  fillon, por që  nuk rezulton në ndonjë arritje strategjike, por që rrisin prestigjin e Hamasit si qëndrim kundër shtypjes izraelite.

Sa më shumë që vuan pala tjetër, aq më i mirë është reputacioni juaj, pa marrë parasysh sa vuan edhe pala juaj.

 

Si funksionon kjo: Një fëmijë izraelit vritet në një sulm me raketa të Hamasit mbi Sderot, në lindje të Rripit të Gazës. Raketat izraelite më pas shkatërrojnë një ndërtesë në Beit Lahia disa milje larg, duke vrarë katër fëmijë nga një familje.

Izraeli shkatërron një ndërtesë në Rripin e Gazës. Hamas më pas rrit sasinë e raketave të lëshuara drejt Izraelit. Dhe kështu rritet numri i viktimave, me dhunën izraelite duke iu përgjigjur shumëfish secilës rast të dhunës nga Hamas, raporton abcnews.al

Studiuesit përgjithësisht i shohin përpjekjet e një vendi për të ruajtur  reputacionin si pjesë e një veprimi racional për të parandaluar sulmet nga armiku i tij. Pra, nëse ose udhëheqësit e Izraelit ose ata të Hamasit mendojnë se veprimi i tyre do të parandalonte sulmet e ardhshme nga armiku, kjo dhunë mund të ishte justifikuar.

Kur fitorja  është e pamundur dhe kur të dy palët hezitojnë të përfshihen në negociata, përshkallëzimi ka për qëllim, në vend të kësaj, të krijojë “një imazh të fitores”, siç përshkroi Zvi Bar’el, një analist i lajmeve për gazetën izraelite Ha’aretz atë më 12 maj 2021.

Më 11 maj, udhëheqësi i Hamasit Ismail Haniyeh deklaroi se organizata “arriti fitoren në betejën e Jeruzalemit”, duke iu referuar konfliktit për dëbimin e Palestinezëve nga shtëpitë e tyre që filloi këtë raund të  dhunës. Ai tha se organizata ka “vendosur një ekuilibër të ri të fuqisë ” kundër Izraelit.

Megjithatë, në mënyrë të qartë, ndërsa Gaza po shkatërrohet nën egërsinë e bombardimeve të Izraelit dhe Jeruzalemi  është ende në kontrollin  e Izraelit, Hamasi nuk ka shënuar asnjë arritje të tillë. Ministri i Mbrojtjes së Izraelit Benny Gantz tha se qëllimet e udhëheqjes izraelite ishin “të sillnin paqe, të forconin forcat e moderuara në rajon dhe të privonin Hamasin nga aftësitë strategjike “.

Megjithatë, veprimet e Izraelit, si raundet e mëparshme të dhunës, vetëm forcojnë fuqinë politike dhe ushtarake të Hamasit, siç dëshmohet nga aftësia e tij për të synuar më shumë territorin e Izraelit se kurrë më parë, dhe për një periudhë më të gjatë kohore se më parë, raporton abcnews.al

Qytetarët e Izraelit, në qytete nga Beer-Sheva në jug deri në Tel Aviv, më në veri, vazhdojnë të përballen me një breshëri raketash nga Gaza. Dhe ndërsa masakra në Gaza rritet, dëmi diplomatik i Izraelit po rritet gjithashtu.

 

Cili mund të jetë qëllimi i veprimeve të udhëheqësve izraelitë dhe të Hamasit?

Pamja e qartë e fitores i drejtohet vetëm audiencave vendase. Si Izraeli dhe Hamasi shpesh përdorin termin “parandalim” kur justifikojnë veprimin e tyre kundër njëri-tjetrit. Pra praktika e tyre nuk është në të vërtetë një përpjekje racionale për të ndikuar në veprimin e kundërshtarit. Nuk është një përpjekje racionale për ta bërë popullin  e tyre më të sigurt. Prandaj, nuk shërben për të rritur parandalimin.

Të bindësh popullin se keni qenë fitimtar nuk ndikon në shkallën e humbjes së armikut tuaj. Për Izraelin, një shtrembërim i tillë i dinamikës nuk është i ri . Politika e hakmarrjes së Izraelit filloi në vitet 1950 si një përpjekje mjaft racionale për të penguar armiqtë nga kërcënimi i interesave të Izraelit.

Por pastaj ajo u bë një “kulturë strategjike”, ose një reagim i zakonshëm ndaj çdo sulmi në tokën izraelite, pavarësisht nëse kjo hakmarrje ka të ngjarë të japë rezultate pozitive ose jo. Bombat izraelite në infrastrukturën libaneze gjatë luftës në 2006 shërben si një shembull i mirë. Ashtu si në atë luftë, Izraeli po përpiqet sot në Gaza  të  arrijë një imazh fitoreje sesa të qëllimeve konkrete. Dhe Hamas dëshiron të arrijë të njëjtin qëllim.

Për sa kohë që të dy palët synojnë të bindin popullin e tyre për epërsinë, zgjuarsinë ushtarake dhe vendosmërinë e tyre, dhe për sa kohë që udhëheqësit e të dy palëve nuk kujdesen për pasojat e veprimeve të tyre, qytetarët e tyre dhe pjesa tjetër e botës nuk duhet të presin se do të ketë negociata për paqe apo ndonjë ndryshim. Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!