Luftimet në Lindjen e Mesme, Netanyahu: Jam i vendosur të vazhdoj operacionin

schedule20:36 - 19 Maj, 2021

schedule 20:36 - 19 Maj, 2021

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar të vazhdojë operacionin e qeverisë së tij kundër militantëve palestinezë. Komentet e tij erdhën menjëherë pas një telefonate me Presidentin e SHBA Joe Biden, i cili i tha atij të shkonte drejt de-përshkallëzimit.

Ndërsa Netanyahu nuk e komentoi thirrjen, ai tha se vlerësonte mbështetjen e Biden për të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten. “Unë jam i vendosur të vazhdoj këtë operacion derisa të arrihet qëllimi i tij, të kthej paqen dhe sigurinë tek ju, qytetarët e Izraelit,” ka thënë kryeministri izraelit.

Thirrjet diplomatike për një armëpushim deri tani kanë rezultuar të pafrytshme. g.v/abcnews.al