Numërohen paundët që u kapën në Portin e Durrësit, zbulohet shuma

schedule20:19 - 19 Maj, 2021

schedule 20:19 - 19 Maj, 2021

furgonin që vinte nga Anglia që u ndalua pasditen e sotme në Portin e Durrësit janë sekuestruar 123.460 paund dhe 280 sterlina. Lajmi është bërë me dije në një njoftim zyrtar nga policia. Në pranga është vënë drejtuesi i furgonit Olsi Sefolli 21 vjeç, banues në Hamallaj. Ndërsa mësohet se shoqëria e transportit ku ai punon është e regjistruar në Angli në emër të Guxim Sefollit.

Ndaj 21-vjeçarit rëndon akuza për veprat penale” Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,  ” Mosdekalrimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe ” Kontrabanda me mallra të tjerë”.

Ndalimi i furgonit është bërë në momentin e kontrollit në port kur është kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm furgoni i mallrave që vinte nga Anglia. Paundët kanë qenë të futur në disa pako, ndërsa janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe 1 laptop dhe 2 telefona celularë.

“Strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Strukturat Doganore parandalojnë dhe godasin në hyrje të Portit të Durrësit një rast të mosdeklarimit të një shume të madhe parash në paund.

Sekuestrohen 123.460 paund dhe 280 sterlina. Vihet në pranga drejtuesi i mjetit për veprat penale ” Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,  ” Mosdekalrimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe ” Kontrabanda me mallra të tjerë”.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu edhe në hyrje, në Portin e Durrësit.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe bazuar në analizën e riskut të bërë nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe skanerin,  në hyrje në territorin tonë është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, një furgon mallrash që vinte nga Anglia.

Gjatë kontrollit në  pjesën e prapakolpit të furgonit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale disa pako në brendësi të së cilave pas numërimit rezultuan 123.460 paund dhe 280 sterlina. Gjithashtu u sekuestruan dhe 1 laptop dhe 2 telefona celularë.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës  në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Rrethit Gjyqësor Durrës  është arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit, shtetasi  O.S., 21 vjeç, banues në Hamallë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”, njofton policia./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!