Meghan Markle dhe Princi Harry janë ekspertë në zgjedhjen e dhuratave kur bëhet fjalë për përvjetorin e martesës. Çifti mbretëror po feston ditën e sotme përvjetorin e tretë të martesës që kur lidhën kurorë në 19 Maj të 2018-ës në një ceremoni madhështore që u ndoq nga e gjithë bota.
Një burim pranë tyre është shprehur se çifti e shënon këtë ditë speciale duke shkëmbyer dhurata, në një mënyrë siç dinë vetëm ata. “Përvjetori i parë ishte një letër, Meghan shkroi fjalimin e martesës dhe e përgatiti për të. Në përvjetorin e dytë, atë i dhanë njëri-tjetrit dhurata të bazuar tek “pambuku”, tha burimi.
Në fakt, kjo nuk është një rastësi pasi sipas ekspertëve “fijet e endura të pambukut simbolizojnë mënyrën sesa të ndërlidhur jeni me kalimin e kohës.” Ndërsa dhurata për përvjetorin e tretë bazohej tek lëkura, e cila simbolizon një marrëdhënie që forcohet me kalimin e moshës. /abcnews.al