Evis Kushi: Mësimi përmes RTSH Shkollë do vazhdojë edhe pas pandemisë

schedule17:29 - 19 Maj, 2021

schedule 17:29 - 19 Maj, 2021

Ministrja e Arsimit Evis Kushi falenderoi sot mësuesit për sakrificën gjatë pandemisë. Kushi u shpreh se mes tyre ka pasur mësues që dhanë një kontribut akoma më të madh duke jetësuar kanalin RTSH shkollë.

“Kjo pandemi na mësoi shumë gjëra. Në aspektin shëndetësor na mësoi që shëndeti dhe jeta e secilit është prioriteti absolut për këdo. Në aspektin profesional na mësoi se edhe kur mendojmë se i kem të gjitha njohuritë, realiteti mund të na përballë me të panjohura.

Pandemia na mësoi që bashkëpunimi, sakrifica janë një kusht i pazëvendësueshme për t’ia dalë me sukses. Në si populli kemi ditur t’i reflektojmë këto vlera. Është një grup mes mësuesish që akoma më shumë ka treguar heroizëm duke u angazhuar për të ndihmuar në jetësimin e kanalit RTSH Shkolla.

 Falë përkushtimit tuaj dhe aftësisë për t’u përshtatur me situatën ai është kthyer në alternativë të rëndësishme për nxënësit. Ju vetë iu8 bëtë hallkë e rëndësishme për të mos humbur asnjë ditë të vetme. Keni gdhendur me gërma të arta kontributin dhe sakrificën. Transmetimi i orëve mësimore në RTSH shkollë do vazhdojë edhe përtej pandemisë. Ky kanal ka marrë edhe karakter kulturor”, u shpreh Kushi./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!