Luftimet në Gaza, vritet një gazetar palestinez

schedule15:30 - 19 Maj, 2021

schedule 15:30 - 19 Maj, 2021

Një gazetar palestinez ishte mes të vrarëve në sulmet ajrore izraelite në Gaza brenda natës, raporton agjencia palestineze e lajmeve Wafa.

Yusef Abu Hussein, gazetar në stacionin radiofonik të Hamasit Al-Aqsa Voice, vdiq kur aeroplanët luftarakë bombarduan një shtëpi pranë varrezave Shejh Radwan në veri të Gaza, thotë Wafa.

Tre persona të tjerë u vranë në një sulm ndaj një shtëpie në rrethin perëndimor al-Rimal, shton ai.

Burime lokale i thanë më parë Rushdi Abualouf të BBC në Gaza se dy militantë u vranë kur aeroplanët luftarakë shënjestruan një apartament në Gaza.

Raporti i Wafa thotë se sulmet shënjestruan zonën al-Katibah të Khan Younis, si dhe qytetin aty pranë Bani Suheila dhe një vend në perëndim të qytetit Rafah, i cili është në kufirin me Egjiptin. Ushtria izraelite ka deklaruar se bombardoi një pjesë të një rrjeti tuneli Hamas në zonë.

Ministria e shëndetësisë e Gazës thotë se 219 njerëz, përfshirë 63 fëmijë, janë vrarë atje që nga fillimi i luftimeve në 10 maj. Ushtria izraelite deklaron se ka vrarë më shumë se 160 militantë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!