Aplikoni! Kompania britanike kërkon testues koktejlesh, sa paguheni duke pirë alkool

schedule09:44 - 19 Maj, 2021

schedule 09:44 - 19 Maj, 2021

Një kompani britanike e pijeve po kërkon një “testues zyrtar të koktejeve” për t’u paguar më shumë se 280 dollarë për të kaluar një vit duke pirë kokteje falas.

Liquor Lab, një kompani që ofron koktele për evente të ndryshme, njoftoi se po kërkon një “testues zyrtar të koktejleve” për të kaluar një vit duke provuar pije të reja alkoolike dhe duke dhënë reagime.

Kandidati i përzgjedhur do të paguhet 283 dollarë dhe do të marrë një vit furnizim me kokteje falas në derën e tyre.

Pozicioni është i hapur vetëm për banorët britanikë mbi moshën 18 vjeç.

Aplikantëve të interesuar u kërkohet të paraqesin një përmbledhje të koktejit të tyre të preferuar në faqen e internetit të kompanisë deri më 23 maj./abcnews.al