Aksidenti me vdekje në Milot-Mamurras, polumbarët nxjerrin nga uji trupin e viktimës së tretë

schedule08:39 - 19 Maj, 2021

schedule 08:39 - 19 Maj, 2021

Një aksident me pasojë 3 të vdekur ka ndodhur gjatë natës në Kurbin.

Në aksin rrugor Milot-Mamurras, një automjet tip “Toyota” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga duke përfunduar në kanal me ujë.

Mësohet se viktima e tretë që ka humbur jetën në aksident është Nikoll Gjoni, banues në fshatin Gjegjan të Pukës. Polumbarët pas kërkimeve të vazhdueshme kanë mundur të nxjerrin nga uji trupin e viktimës.

Kujtojmë se në aksidentin tragjik humbën jetën edhe Saber Dunga 45-vjeç dhe Urim Pepa 39-vjeç.

Informacion- Në vijim të informacionit paraprak, ju informoj se në automjetin tip “Toyota” ku humbën jetën 2 shtetas, rezultoi që ndodhej dhe shtetasi  Nikoll( Dritan) Gjoni, banues në fshatin Gjegjan, Pukë, u cili u gjet i pajetë pas kërkimeve intensive nga polumbaret.

/abcnews.al/