Barcelona është në prag të një cikli të ri dhe këtë e tregon edhe vetë presidenti Joan Laporta. Ai shprehet se klubi nuk ka korrur sukses këtë sezon në Champions League dhe që nga java e ardhshme do bëhen ndryshime, teksa shkarkimi i Koeman mund të jenë mes vendimeve që do merren.
“Në fund të sezonit do vlerësojmë gjithçka në varësi të shfaqjeve dhe rezultateve. Fituam Kupën dhe jemi krenarë për këtë, por u eliminuam shpejt nga Champions dhe La Liga iku në mënyrë të pakuptueshme.
Do të shihni që do marrim disa vendime, duke filluar nga java e ardhshme. Do flasim atëherë. Do punojmë shumë për të pasur një ekip të fortë për Champions League dhe brenda vendit. Është fundi i një cikli dhe kjo është diçka e nevojshme për klubin”, tregoi Laporta. /abcnews.al