Deklarata e gruas së Endri Mustafës, Artan Hoxha: Ulëritëse, pa iu tharë ende lotët justifikon vrasësit

schedule19:54 - 18 Maj, 2021

schedule 19:54 - 18 Maj, 2021

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar deklaratat e dhëna për mediat nga bashkëshortja e Endri Mustafës pak orë pasi përcolli të shoqin për në banesën e fundit. Hoxha shkruan se kjo që ndodhi sot nuk është parë dhe as nuk është dëgjuar ndonjëherë që pa u tharë ende lotët, bashkëshortja e tij detyrohet të mbajë konferencë shtypi.

“Kjo qe ka ndodhur sot ne Shkoder me bashkeshorten e të vrarit Endri Mustafa, as nuk eshte pare dhe as eshte degjuar ndonjehere. Pa u mbushur ende 24 ore nga zbulimi i kufomes se masakruar të burrit në periferi te qytetit, nena e tre femijeve tashme te mbetur jetime, u detyrua të jap jo nje, por dy konferenca shtypi.

Kjo nuk eshte e turpshme, kjo eshte uleritese. Pasi te rrembejne ndersa je në kerkim nga policia, të torturojne, të masakrojne, të lene femijet jetime, të nxjerrin dhe bashkeshorten të mbaje konference shtypi pa iu thare ende lotet…

Pamja e terrorizuar e bashkeshortes se Endri Mustafes, ndersa perpiqej të justifikonte para mediave vrasesit e te shoqit, eshte fytyra e vertete e sigurise në qytetin e Shkodres tashme të marre peng nga krimi i organizuar…

Në keto kushte, duhet qe në menyre urgjente dhe te menjehershme,  Prokurori i Pergjithshem i Republikes dhe Drejtori i pergjithshem i Policise se Shtetit, të marrin nen mbrojtje dhe ti ofrojne siguri të plote familjes se Endri Mustafes, në menyre qe të mos mbetet peng e krimineleve te paprekshem prej vitesh në Shkoder…”, shkruan Artan Hoxha.

Ingrid Mustafa, bashkëshortja e të 32-vjeçarit të vrarë, Endri Mustafa hodhi poshtë akuzuat e ngritura nga policia, duke thënë se i shpalluri në kërkim,  Ibrahim Lici nuk është autori i vrasjes së bashkëshortit të saj, Endri Mustafa.

Disa orë më vonë, ajo tha se mori një telefonatë nga fisi i Bajrajve  ku i kanë deklaruar se nuk e kanë vrarë ata bashkëshortin e saj. E reja është shprehur se nuk ka asnjë konflikt mes fiseve, ndërsa ka bërë thirrje që ngjarja të zbardhet./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!