Alizoti: Shqipëria, në një situatë ekstreme

schedule20:02 - 15 Tetor, 2018

schedule 20:02 - 15 Tetor, 2018

Sipas diplomatit Tomor Alizoti, opozita duhet të ndërmarrë akte që të rikthejë besimin te qytetartë. I ftuar në ABC News, Alizoti tha se mendon se Partia Demokratike mbase pretendon të presë radhën për të ardhur në qeveri, por kjo është fatkeqësi sipas tij.

“Unë mendoj që fatkeqësisht Partia Demokratike mbase pretendon të presë edhe radhën. Unë mendoj fatkeqësisht sepse Rama duhet të ndalet sot. Opozita duhet të ringjallë besim, duhet të ndërmarrë akte”, tha Alizoti.

Në “Mbrëmje Ide” nga Mirela Milori, Alizoti tha se është për hapa të fortë në Partinë Demokratike.

“Unë jam për hapa të fortë, duke qenë se jam dhe konservator”, tha Alizoti duke nënkupturar djegien e mandateve të opozitës.

“Opozita duhet të tregojë një forcë demokratike. Rasti i djegieve të mandateve është ekstrem, por duhet ta pranojmë që Shqipëria është në një situatë ekstreme”, u shpreh ai.

Përsa i përket dy çështjeve aktuale me të cilët po merret opozita, ai i Xhisiela Malokut dhe dosja “Babale”, Alizoti tha se ato nuk janë kauza që bëjnë të qartë situatën politike në vend.

“Këto nuk janë kauza. Janë teza, që tregojnë se çfarë do bësh ti. Këto janë zbulime dhe qartësime politike për të treguar situatën reale të qeverisë. Sulmi ose nxjerrja në pah e problemit të PS-së zgjeron njohjen popullsinë”, tha ai./abcnews.al