33% e popullsisë së Europës është vaksinuar plotësisht kundër Covid-19

schedule15:20 - 18 Maj, 2021

schedule 15:20 - 18 Maj, 2021

Bashkimi Europian ka marrë më shumë se 200 milion doza të vaksinave kundër Covid-19. Rreth 53 milion europianë ose 33.2% janë vaksinuar plotësisht me të dyja dozat dhe 11.8% e popullsisë janë vaksinuar me vetëm një dozë të Johnson&Johnson.

Malta ka vaksinuar plotësisht rreth 32.5% të popullsisë, ndërsa 64% e personave kanë marrë të paktën një dozë. Ndërsa Bullgaria është një nga vendet me numrin më të ulët të vaksinimeve: vetëm 10.2% e popullsisë së saj kanë marrë një dozë të vaksinës dhe 6% janë vaksinuar plotësisht.

Franca ka vaksinuar  20.66 persona, ose 30.6% të popullsisë. Midis tyre, 9.13 milion njerëz janë vaksinuar plotësisht (13.5% e popullsisë). Gjermania ka  vaksinuar 36.8% të popullsisë, 11.1% e gjermanëve janë  vaksinuar plotësisht.

Ndërsa më shumë se 47.7% e popullsisë amerikane ka marrë të paktën një dozë, ndërsa 37.4% e amerikanëve janë vaksinuar plotësisht. Rreth 54% e britanikëve kanë marrë të paktën një dozë, me gati 30% të popullsisë të vaksinuar në Britani.

Nga fillimi i shkurtit deri më 11 maj, 27-të  vende i dhanë dritën jeshile 941 kërkesave për  eksport, një total prej 204 milion dozash në 45 vende dhe rajone (Hong Kong, Kili, Kanada, Izrael, Turqi ).

BE ka furnizuar gjithashtu SHBA-në, një vend që është gjithashtu një prodhues i madh i vaksinave por nuk eksporton pothuajse asnjë dozë, duke kërkuar nga Brukseli më shumë “reciprocitet”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!