Në fjalimin e radhës lidhur me Breksit, kryeministrja Thereza Mej ka deklaruar se marrëveshja me BE-në është ende e mundur dhe ka ftuar klasën politike për gjakftohtësi. Por lideri i laburistëve Xheremi Korbin i ka bërë thirrje asaj që të hapë rrugë në mënyrë që të shpëtojë nga shuplakat që i vijnë si nga opozita edhe nga qeveria e vet.
Kryeministrja britanike Theresa May ka bërë thirrje për qetësi dhe gjakftohtësi, duke deklaruar se marrëveshja për Brexit është ende e arritshme, pavarësisht dallimeve me BE-në. Duke folur në Dhomën e Ulët të Parlamentit, May ka nënvizuar se dallimet nuk duhet të asgjësojnë shanset për një marrëveshje. Në përpjekje për të bindur kritikët, kryeministrja ka nënvizuar se Mbretëria e Bashkuar nuk do të mbetet një territor i izoluar pas daljes nga Unioni.
Më herët, kancelarja gjermane Angela Merkel kishte paralajmëruar se arritja e marrëveshjes është bërër më e vështirë për shkak të çështjes së kufirit. “Është shqetësues fakti që palët nuk po bien dot dakord për zgjidhjen e çështjes së kufirit në Irlandën e Veriut. Por nëse dështojmë edhe këtë javë duhet të vazhdojmë negociatat. Kjo është më se e qartë”, ka thënë May.
Kryeministrja është përballur me presione si nga mbështetësit e Brexit, ashtu dhe kundërshtarët. Mbështetësit paralajmëruan se në këtë mënyrë Britania po mbetet peng i rregullave të BE-së, ndërsa deputetët pro-qëndrimit kanë bërë thirrje për një referendum të ri. Duke reaguar, kreu i laburistëve Jeremy Corbyn ka deklaruar se May duhet t’u hapë rrugën laburistëve sesa të vazhdojë të marrë shuplaka si nga opozita ashtu dhe vetë partia e saj. “Jemi sërish në vend numëro falë kësaj qeverie që funksionon si një barrakë”, ka thënë Corbyn. /abcnews.al

