Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rritja e rasteve me Covid-19, India shtyn eksportin e vaksinave deri në Tetor

schedule14:32 - 18 Maj, 2021

schedule 14:32 - 18 Maj, 2021

India nuk ka gjasa të rifillojë eksportin e vaksinave kundër Covid-19 të paktën deri në Tetor, sipas një njoftimi nga qeveria.  Kjo është vonesa më e gjatë në eksportin e vaksinave dhe pritet të përkeqësojë mungesat e furnizimit nga iniciativa globale Covax.

India shtyu eksportet e vaksinave një muaj më parë pasi dhuroi më shumë se 66 milion doza. Vendimi nga qeveria indiane për të shtyrë eksportin e vaksinave erdhi  si pasojë e rritjes së rasteve. Nuk është bërë ende e ditur se cilat nga vende do të kenë vonesa të vaksinave apo për kohën e saktë se kur vendi do të rinisë eksportet.

India ka raportuar 25,228,996 raste dhe  600,535 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!