Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur 4 ditë më parë në qendër të Athinës ku disa shqiptarë kanë sulmuar policinë greke duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre, gjatë një ndjekje.
Skenat e “Far West” u zhvilluan katër ditë më parë në qendër të Athinës, kur policia arriti të lokalizonte dy persona që kishin vjedhur një makinë dhe më pas tentuan të grabisin edhe një dyqan me celular.
Autorët, me origjinë shqiptare, nuk hezituan të sulmojnë oficerët e policisë DIAS për të shmangur arrestimin. Ndjekja zgjati më shumë se 20 minuta, por më pas dy autorët u vunë në prangat e policisë.
“Njëri prej tyre hodhi kolegun tim nga motori, si rezultat i së cilës iu rrezikua jeta”, dëshmoi një nga oficerët e policisë, i cili arrestoi autorët.
Si ndodhi ngjarja?
Oficerët e policisë së duke kaluar nëpër kryqëzimin e rrugëve Petras dhe Nafplio, pikasën një automjet me tre persona që lëviznin me dyshim dhe vendosën ta kontrollonin atë. Në një përpjekje për të ndaluar makinën, shoferi i saj i dha gaz duke tentuar të arratiset.
Pesë minuta më vonë, një patrullë policie pa automjetin e braktisur ndërsa personat që ishin në të po largoheshin në këmbë. Pas kësaj filloi ndjekja që përfundoi pas rreth 20 minutash.
Gjatë ndjekjes një nga autorët sulmoi një oficer policie që ishte me motor dhe e hodhi për tokë. Një tjetër oficer i policisë u sulmua nga një tjetër person.
Hetimi paraprak i Departamentit të Sigurisë Kypseli zbuloi se të dy burrat kishin vjedhur një makinë nga rruga Agiou Meletiou të njëjtën natë dhe më pas kishin hyrë në një dyqan celularësh në Rrugën Evalkidou, duke thyer xhamin. /abcnews.al/