Shkodra si Palermo, Artan Hoxha: Kush e vrau Mustafën? Autori është viktima e radhës…

schedule23:53 - 17 Maj, 2021

schedule 23:53 - 17 Maj, 2021

Vrasja e Endri Mustafës tronditi sot Shkodrën, pasi 32-vjeçari u rrëmbye dhe u torturua më pas u ekzekutua duke u hedhur në zonën e Livadheve.

Gazetari Artan Hoxha paralajmëroi mbrëmjen e sonte në “Log” se seria e hakmarrjes do të vazhdojë nëse nuk ndërhyhet me forcë nga shteti.

Lexo edhe: U gjet i vrarë në Shkodër, Artan Hoxha: Mustafa u rrëmbye më 14 Maj dhe u torturua, plumbi në gojë fatal

Kjo është një ngjarje shumë e rëndë, që për fat të keq paralajmëron vijim prandaj duhet të ketë një reagim të fuqishëm që nuk mund ta bëjë policia lokale, duhet një Task Forcë nga Tirana që ka detyrë të godasë vetëm grupet kriminale të këtij niveli, pasi grupet lokale nuk kanë mundësinë dhe kurajo”.

Lexo edhe: Vrasja e shkodranit, Artan Hoxha: Aksion sekret, si e rrethoi policia natën shtëpinë e të “fortit”

Kjo ngjarje nuk do të ngelet me kaq. Autori është viktima e radhës, ai që do të goditet në vijim, do ta gjejnë vetë ata, gjë që nuk është fare normale, duhet të gjejnë një zgjidhje që të qetësojnë komunitetin atje” tha Hoxha./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!