Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur pas përfundimit të Samitit të Brdo-Brionës në Slloveni. Ajo ka treguar edhe për përplasjen që kishte me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
“Vuçiç insistonte që ndryshimi i kufijve të vendeve të Ballkanit Perëndimor t’ju lihen vetëm shteteve anëtarëve që janë pjesë e OKB-së”, ka thënë Osmani për RTK.
Sipas saj, përplasja ka ndodhur kur ajo dhe Shefik Xhaferoviç, anëtar i presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, kanë folur për krimet që Serbia ka kryer në Kosovë dhe në Bosnje.
“Kur ne folëm për këto krime, aty ndodhi kundërshtimi i Vuçiçit. Ne folëm qartë për krimet e kryera edhe në Bosnje edhe në Kosovë dhe kjo o pengoi Vuçiçin”, theksoi Osmani.
Më tej, ajo tha kundërshtimi i krimeve nuk duhet të ishte qasje e Serbisë.
“Unë isha e qartë që Serbia do të ecë përpara vetëm kur e pranon shtetin e Kosovës dhe vetëm kur i vë prapa grilave kriminelët. Vuçiç kishte qasje tjetër dhe kjo është për të ardhur keq”, shtoi tutje presidentja e vendit.
E para e Kosovës po ashtu tha se Ballkani Perëndimor nuk duhet të mbet peng i kësaj qasjeje të Serbisë dhe duhet të ecë përpara.
Osmani po ashtu tha se gjatë Samitit ka takuar shefat e shteteve të Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, etj.