Futbollistët krenarë dhe të dëshpëruar pas sfidës në Izrael

schedule14:13 - 15 Tetor, 2018

schedule 14:13 - 15 Tetor, 2018

Futbollistët e kombëtares, me ndjenja të dyfishta pas humbjes në Izrael. Hysaj, Balaj dhe Lilaj shprehen krenarë për lojën, por pranojnë edhe gabimet.

Tradita e 30 viteve të fundit u ruajt. Kombëtarja shqiptare nuk zhgënjeu me lojë, por nuk ia doli të merrte rezultat në sfidën e Izraelit, dhe futbollistët e saj patën ndjenja të dyfishta në përfundim të 90-minutëshit të vlefshëm për Ligën e Kombeve. Një nga lojtarët më të mirë, Elseid Hysaj, e shpreh shumë mirë këtë dyzim.

Elseid Hysaj, futbollist i Shqipërisë: “Thjesht duhet të marrim gjerat më të mira që kemi bërë, sepse siçu pa patëm shumë rastë për të realizuar gola, por nuk u bë gol. Thjesht duhet që edhe të kujdesemi shumë për golin e parë se është një gola që s’duhet ta marrim ne futbollistat që jemi aty në fushë. Duhet të vendosim më mirë në tru që të stërvitemi më shumë dhe të mos pësojmë këto gola pa lidhje.”

Bekim Balaj pati disa mundësi dhe luftoi fort për sa ishte në fushë.

Bekim Balaj, futbollist i Shqipërisë: “Sigurisht mënyra se si morëm golin eparë normalisht që të dhemb, por që mendoj se gjatë gjithë ndeshjes treguam karakter, kontrolluarm lojën, e ruajtëm qetësinë dhe kërkuam që të shënojmë nai gol. Por sa më shumë që kalonin minutat dhe rastet dhe s’po gjenim golat normalisht që ndikon tek ekipi.”

Lilaj, në të kundërt, u bë i rëndësishëm duke hyrë në ndeshje nga stoli.

Sabien Lilaj, futbollist i Shqipërisë: “Ishim duke luajtur mirë të themi të drejtën, keshtu që ishte pak më e thjeshtë të hyja në ritmin e lojës sepse ekipi po luante mirë. Vazhduam të luajmë mirë edhe kur unë u futa, por na mungoi fati për të shënuar golin dhe më vjen keq për këtë.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!