Partia Demokratike ka publikuar një dokument dhe deklaron se akuzat e saj për parregullsitë e procesit zgjedhor janë faktuar pasi po sipas selisë blu nga rishikimi i materialeve u zbulua se në qarkun e Beratit 19 persona kanë votuar 53 herë.
E ndërsa akuzon KAS-in, PD thotë se në qarkun e Beratit diferenca për mandatin e pestë të PS dhe mandatit të LSI është vetëm 77 vota.
Lexo edhe: Hapen kutitë e Beratit, Bele dhe Braho tregojnë provat
“Kryqëzimi i të dhënave të shenjave të gishtave ka faktuar votimin e parregullt në qarkun e Beratit. 19 persona kanë votuar 53 herë, mes të cilëve 2 persona kanë votuar 2 herë. Kjo e dhënë është shumë e rëndësishme, sepse verifikon që persona të ndryshëm kanë mashtruar duke votuar në emrin e personave të tjerë.
Dokumenti i publikuar nga PD
Në Qarkun e Beratit diferenca për mandatin e pestë të PS dhe mandatit të LSI është vetëm 77 vota. Ky dokument u pranua të merret nga KAS dhe nxjerr në pah parregullsitë proceduriale të procesit të votimit.
Lexo edhe: Hapja e kutive të Beratit, Vasili: Dhjetëra raste të votimit të shumëfishtë
PD theksoi se nëse KAS do të kishte pranuar të kerkonte edhe prova të tjera për blerjen e votës mes legalizimeve, punësimeve, përdorimit të shtetit për përfitim elektoral, masakra zgjedhore do të ishte shfaqur e plotë para shqiptarëve. PD akuzon KAS se po pengon transparencën e zgjedhjeve” deklaron PD, që ka kërkuar pavlefshmëri të zgjedhjeve në 9 qarqe./ db/ Abcnews.al