Nga Leontina Nika
Përfundimi i sondazhit, pranë Mozaikut të Tiranës, nxjerr në dritë atë çfarë arkeologët parashikuan më herës, potencial arkeologjik të rëndësisë së veçantë.
“Varri i parë i zbuluar pranë mozaikut të Titranës. Duke qenë se është gjetur një varr i asaj kohe tregon se këtu mund të ketë pasur vendbanime dhe lëvizje të njerëzve”, është shprehur Nezha.
Luan Nezha, arkeologu i cili ka qenë pjesë e ekipit të sondazheve, shpjegon rëndësinë e zbulimeve në këtë monument kulture të kategorisë së parë, i cili ndodhet 2 kilometër pranë qendrës së Tiranës
Specialistët e arkeologjisë në raportin e tyre përfundimtar , propozojnë pranë Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë gërmim të thelluar
“Këtu janë gjetur tjergulla, tulla dhe një monedhë. Ne besojmë se mund të gjejmë dhe materiale të tjera që mund të na vërtetojnë se është më e hershme”, ka thënë ai.
Këto sondazhe u iniciuan nga specialistët pas dhënies së alarmit për ndërprerjen e punimeve që po kryheshin për rehabilitimin e zonës dhe ndërtimin e shatërvanit nga Bashkia e Tiranës.
Fjala përfundimtare, për rishikim të projektit dhe ndërmarrjen e gërmimeve të mirëfillta i mbetet Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë. /abcnews.al