Duhet të marrin dozën e dytë të vaksinës anti covid, por sot nuk mund ta bëjë. Qytetarët tregojnë se infermieret i kanë thanë se vaksina kineze mungon.
“Më tha që të mos prisja kot, dhe pse sot kam datën për të marrë dozën e dytë të vaksinimit”, shprehet një qytetare.
Thone se këtu në qendrën e vaksinimit askush nuk i informon se çfarë duhet të bëjnë.
“Kam tre orë që kam ardhur dhe më duhet të rri në këmbë, e vetmja arsye është se ka mungesë të vaksinës thonë qytetarët”.
Edhe në Elbasan është e njëjta situatë. Rreth 7 mijë persona kanë mbetur pa marrë vaksinën.
Kjo tabele tregon se sot vaksina kineze mungon.
Qytetarëve u është thënë se mund të paraqiten pas 4 javësh për të marrë dozën e dytë.
“S’ka ardhë kinezja është vetëm rusja, do të presim”.
“Nuk ka thonë, i morën votat tani s’ka më vaksina. Kur ishin pa marrë votat kishte vaksina sa të dash tani prit gomar të të sjelli barë”, shprehet një qytetar.
Në qarkun e Elbasanit deri më tani janë vaksinuar rreth 30 mijë./abcnews.al