Probleme të reja për çiftin mbretëror: Meghan Markle dhe Princ Harry akuzohen për racizëm

schedule14:53 - 17 Maj, 2021

schedule 14:53 - 17 Maj, 2021

Meghan Markle dhe Princ Harry po përballen me akuza për racizëm pas bashkëpunimit të tyre me Procter & Gamble. Publiku mesa duket se nuk e miraton parteritetin global që Fondacioni Archewell nënshkroi me kompaninë javën e kaluar.

The Duke and Duchess of Sussex face questions over their partnership with an American cosmetics firm

Bashkëpunimi i tyre ka të bëjë me shitjen e kremrave për zbardhjen e lëkurës. Marrëveshja ka shkaktuar komente negative, pasi shitja e tyre shihet si promovim i racizmit. Këto produkte kanë efektin e zvogëlimit të përqendrimit ose prodhimit të melaninës, pigmentit natyror që i jep ngjyrën lëkurës.

Fakti që vazhdimisht Markle ka denoncuar racizmin, kryesisht dhe ndaj Familjes Mbretërore, bie në kundërshtim me veprimet e saj. Jo vetëm që promovon idenë se bukuria e një personi është e lidhur me ngjyrën e lëkurës së tij, por gjithashtu përpiqet të krijojë të ardhura nga kjo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!