Sekretari i Shteteve të Bashkuara Antony Blinken, deklaroi se SHBA ka ngritur shqetësimin për përshkallëzimin e dhunës mes Izraelit dhe Palestinës.
Po ashtu Blinken bën me dije se nga ana e SHBA po punohet gjerësisht për të arritur një mënyrë për t’i dhënë fund dhunës.
Po ashtu diplomati amerikan i bëri thirrje palëve që të sigurojnë mbrojtjen e civilëve, duke shtuar që Izraeli ka peshën kryesore për të shmangur viktimat civile.
/abcnews.al/