Ndoshta ne mendojmë se jemi i vetmi vend, ku presidentët e klubeve ndërhyjnë në formacion, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Në Kinë ka edhe më keq, madje rast akoma më qesharak.
Një biznesmen kinez, emri i të cilit nuk bëhet me dije, ka blerë klubin e Zibo Cuju, që militon në Ligën e Dytë kineze dhe i ka dhënë trajnerit urdhrin më absurd të mundshëm.
Ai ka urdhëruar që tekniku të fusë në çdo ndeshje si titullar, pa e zëvendësuar në asnjë moment të 90 minutave djalin e tij, i cili peshon 126 kilogramë, peshë aspak e përshtatshme për një futbollist.
Presidenti ka marrë përsipër të gjitha gjobat në lidhje me vonesa të lojës. Ky vendim i tij sigurisht ka ndikuar në paraqitjet e skuadrës. Gjatë gjithë kampionatit Zibo Cuju numëron vetëm 1 pikë dhe 2 gola të shënuar. /abcnews.al