Presidenti Meta ndodhet në Slloveni ku po merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Takimit të Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit në Kranj.
Meta është pritur në takim nga presidenti slloven, Pahor dhe ai kroat, Milanoviç ndërsa me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se se ky takim dëshmon se bashkëpunimit rajonal po i jepet një mbështetje të fortë për paqen dhe përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.
“Ky takim i rëndësishëm sot i Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit dëshmon se i japim një mbështetje më të fortë dhe më shumë solidaritet bashkëpunimit rajonal për të konsoliduar paqen dhe përshpejtuar integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. ” shkruan Meta.
Në këtë Takim do të jenë të pranishëm edhe Presidentët e vendeve të rajonit. Kreu i Shtetit do të mbajë një fjalim gjatë këtij Samiti, si dhe do të zhvillojë takime zyrtare dypalëshe me homologët pjesëmarrës në këtë Proces shumë të rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal. /abcnews.al/